75 Mall Live Search
12:55 / E Enjte, 10 Dhjetor 2020 / OSH

Hoti ia kthen Nusrete Kumnovës: Të pagjeturit, e kemi kushtëzuar Serbinë për marrëveshjen finale

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ia ka kthyer Nysretes Kumnovës, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, duke thënë se tema e të pagjeturve është e kushtëzuar me marrëveshjen përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi, shkruan IndeksOnline.

Kumnova në seancën e veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit dhe Nderimit të Viktimave të Krimeve të Gjenocidit dhe Parandalimit të Krimit pati thënë: “Kryeministri dhe zëvëndëskryeministri refuzuan të votojnë ligjin, duke u arsyetuar se është kohë pandemie”.

E Hoti tha se tema e të të pagjeturve është tema e parë që do të trajtohet në dialogun me Serbinë.

“Mendoj për çështjen e të të pagjeturve në mënyrën më të mirë, më te strukturuar ndonjëherë është bërë në këtë Qeveri. Për para se me shku në procesin e dialogut, në takimin e parë që e kam pas me shoqatën e këtyre familjarëve është tema e parë që do të kemi aty, temën e parë që do të shtrojmë aty është e kushtëzuar me krejt marrëveshjen përfundimtare adresimi i kësaj çështjeje dhe unë jam i kënaqur me këtë që kemi arritur”, tha ai./IndeksOnline/