17:15 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

Hoti inspekton punën e investitorit strategjik gjatë bartjes së turbinave për energji të ripërtërishme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti së bashku me ministrin e infrastrukturës, Arban Abrashi, kanë inspektuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, bartjen e turbinave për energji të ripërtërishme, të cilat do të vendosen nesër në Shalë të Bajgorës.

Ky projekt u konsiderua si strategjik, pasi do të shërbejë për furnizimin stabil me energji elektrike.

Kryeministri Avdullah Hoti tha se ky investitor e ka statusin e investitorit strategjik në Kosovë.

 “Ky investitor e ka statusin e investitorit strategjik në Kosovë, është ndër investitorët më të mëdhenj në një sektor strategjik për Kosovën për prodhimin 105 megavat energji elektrike. Me një investim që shkon 187 milionë euro, 50 e ca milionë euro prej BERZH-it. Ne rastësisht sot u ndalëm me pa këtë gjë specifike të bartjes së materialeve dhe trubinave. Besoj se shpejtë do të jemi në Shalë të Bajgorës për të parë se si investohet dhe kontribuojnë në furnizimin stabil me energji elektrike”, tha ai.

Ndërsa ministri Arban Abrashi u shpreh se ky investim është në fazën e parë të implementimit.

“Sot u ndalëm të shohim këtë investim të madh që kalon shumën e 150 milionë euro. Tani është pak a shumë faza e parë e inplementimit sjellja e turbinave. Projekt i cili vazhdon deri në fluturaket gjatë vitit të ardhshëm”, tha ai.BE gjatë vitit 2019 importoi 3 milionë ton kafe me vlerë 7.5 miliardë euro