75 Mall Live Search
13:23 / E Enjte, 17 Janar 2019 / indeksADMonline

Hoti: Jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se këto ditë janë shtuar sulmet kundër kësaj partie, ku sipas tij janë pika e vetme ku koalicioni PAN është unik.

Hoti përmes një shkrimi në facebook ka thënë se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe se janë për dialog, por që nuk bëhen pjesë e ‘kësaj maskarade’, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ditëve të fundit janë shtuar sulmet kundër LDK-së dhe kjo është pika e vetme ku koalicioni PAN është unik. Mirëpo ata, tani edhe me PSD nën sjetull, nuk janë unik as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë.

Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po ju pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave.

Ne jemi këtu dhe sa herë e shohim të nevojshme do ta përsërisim se jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ne nuk dialogojmë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë./Indeksonline/