75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 08 Maj 2026 / L A

Hoti ka një klauzolë interesante në rast të rënies së Braunschweigut në ligën e tretë

Andi Hoti është përfshirë në një “saga” transferimesh gjatë këtij viti.

E gjithë kjo lidhet me transferimin e tij nga Magdeburgu në Eintracht Braunschweig, në merkaton e dimrit.

Nëse Dynamo Braunschweig siguron një fitore të shtunën (ora 13:00) dhe kështu i afrohet zonës së rënies nga kategoria, një klauzolë sekrete në kontratën e Hotit mund të aktivizohet menjëherë pas kësaj.

Siç ka mësuar BILD-i, lojtari kosovar ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij, e cila në fakt është e vlefshme deri në vitin 2028, në rast të rënies nga kategoria, me tarifën e transferimit të përcaktuar që është vendosur në një normë të ulët.

Hoti, bëri 17 paraqitje në Bundesliga 2, me 8 të tilla që i bëri për Magdeburgun dhe 9 për Braunschweigun./IndeksOnline/