75 Mall Live Search
21:58 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / OSH

Hoti: Kandidati për kryeministër i LDK-së nuk caktohet nga në studio televizive, caktohet nga LDK

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu është përgjigjur lajmeve të shumta se kush do të jetë kandidat për kryeministër i LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.

Hoti në postimin që e ka bërë në Facebook, ka shkruar se kandidati për kryeministër i LDK-së caktohet nga LDK dhe jo në studiot televizive, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Avdullah Hotiti:

Kandidati për Kryeministër i LDK-së caktohen nga LDK-ja, jo nga studiot apo rrjetet sociale. LDK-ja nuk është vetëm parti, por edhe shkollë e të menduarit politik, që e ruan kursin e zhvillimit demokratik dhe euro-integrues të Kosovës.

LDK-ja i ka mbijetuar kohës së represionit serb, duke organizuar institucionet e Republikës së Kosovës. LDK-ja i ka mbijetuar një gare të egër politike në vitet e pasluftës, kur zyrtarët e saj janë vrarë, por e ka ruajtur kursin e zhvillimit demokratik të Kosovës.LDK-ja tash e ka sfidën e radhës, për të mos e lënë shtetin e Kosovës të rrëshqasë drejt autokracisë, izolimit dhe regresit.

LDK-ja nuk është perfekte, por është vlerë për Kosovën. Dhe do ta fitojë edhe këtë sfidë, jo për veten e saj, por për Kosovën. Është obligim i LDK-së që gjeneratat e reja të zhvillohen duke u mësuar me tolerancën dhe demokracinë, me vlera njerëzore dhe evropiane, e jo me antivlera, militantizëm, dhunë dhe autokraci.