Hoti: Kërkojmë shkarkimin menjëhershëm të Rikallos
Në interpelancën e mbajtur në Kuvedin e Kosovës, Avdullah Hoti i LDK-së ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural, Nenad Rikalo.
“LDK kërkon nga qeveria të tregojë se si janë trajtuar deklaratat e qytetarëve të Prishtinës ndaj ministrit Rikalo. Mirëpo, fakti që kryeministri s’ka marrë asnjë veprim kjo tregon se ai nuk është i aftë të merr vendime të rëndësishme”, tha Hoti.
Hoti më tej ka kërkuar nga deputetët që të votojnë mocionin që Ministri i Bujqësisë të shkarkohet menjëherë dhe të hetohen akuzat e banorëve të lagjes Dardania./AktivPress