Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të respektimit të masave antiCovid, sidomos gjatë festave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, atë Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe me përfaqësues të Inspektoratit të Policisë, atij farmaceutik, sanitar dhe Inspektoratit shëndetësor, kërkoi të bëhen përgatitje intensive dhe koordinim për mbikëqyrje të respektimit të masave anti-Covid-19, sidomos gjatë periudhës së festave të fundvitit.
“Pas analizës së hollësishme me të gjitha institucionet kompetente për menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, kam kërkuar nga inspektorati, policia dhe shtabet komunale, shtimin e angazhimit të përgjithshëm dhe zbatimin rigoroz të masave për parandalimin dhe menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19”, thuhet në njoftim.
Hoti, dje paralajmëroi masa të reja gjatë festive të fundvitit në vend, në mënyrë që të mos rritet numri i të të infektuarve me koronavirusin./IndeksOnline/