Hoti kërkon rritje urgjente të subvencioneve për bujqit: Çmimet për farëra, plehëra e ushqim të kafshëve janë rritur për 21%!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.
Ish kryeministri ka thënë se nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma.
Ministria e Bujqësisë, sipas tij, duhet urgjentisht të rrisë subvencionet për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi.