75 Mall Live Search
18:13 / E Hënë, 28 Dhjetor 2020 / Blerim

Hoti: Këtë vit është bërë e pamundura për çështjen e të pagjeturve

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është prioritet.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se së bashku me ndërkombëtarët, këtë vit është bërë e pamundura për çështjen e të pagjeturve.

“Ndriçimin e fatit të të pagjeturve e kemi vendosur prioritet. Bashkë me ndihmën e çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë, gjatë këtij viti kemi bërë të pamundurën për çështjen e të pagjeturve”, ka shkruar Hoti,

Këto deklarata Hoti i dha pas një vizite në Krushë të Madhe.