Hoti konsultohet me biznese para se Qeveria t’i merr masat e reja anti-COVID

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odave Ekonomike, një takim ky para se të vendosen masat e reja anti-COVID.
“Momentalisht në fuqi janë masat e 11 nëntorit. Po flasim për numrin e rasteve me COVID, që është stabile. Është parandalu rritja, situate është nën kontrollë, në spitale po përballohen fluksi i pacientëve.
Pas këtij takimi do t’i takojmë edhe institucionet gjegjëse e eksportë, për t’i rishikuar në detaje masat që do t’i ndërmarrim.
Ju e keni pa edhe në regjion, s’jemi shkëput nga këto vende, duhet t’i marrim parasysh masat e tyre të njëjta”, tha Hoti.
Ai gjithashtu u shpreh, se situate sa i përket menaxhimit të pandemisë do të jetë e njëjtë edhe në javët e ardhshme.
“Brenda e këtyre Odave është që të rishikohet ora e mbylljes së bizneseve. Pas këtij takimi do të ulemi me profesionistë shëndetësore. Sot do të takohem edhe me Oda të tjera, para të marrim në Qeveri masat e reja”, tha kreu i Qeverisë./IndeksOnline/