14:17 / E Hënë, 13 Korrik 2020

Hoti: Kosova – vend i sigurt për investime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka vizituar kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.

Nga aty Hoti tha se investimi në këtë sektor është i rëndësie strategjike për vendin.

Ky projekt për prodhimin e energjisë elektrike, investim midis gjermanëve dhe izrailitëve sipas kreut të Ekzekutivit, tregon se Kosova është vend i sigurt për investime.

“Një sektor i cili është i një rëndësie vërtetë strategjike për vendin. 105 megavatë energji elektrike, që do lëshohen vitin e ardhshëm është një investim shumë i rëndësishëm për vendin. Ajo që është edhe më e rëndësishme se janë investitorë me emër evropian dhe botëror që është sinjal i rëndësishëm se Kosova është një vend i sigurt për investime…jemi këtu për të treguar se do na kenë prapa për të lehtësuar të gjitha nevojat ligjore”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christan Heldt, tha se në këtë projekt edhe në këtë kohë pandemia ka pasur përparime në punime.

“Kryeministri, ministri dhe i gjithë ekipi i këtij investimi më të madhit në energji që nga vitet ’90 në Kosovë, investitori i parë strategjik dhe një tregues i shkëlqyeshem i bashkëpunimit ndërkombëtar me shumë partnerë kosovarë, gjermanë, izraelitë dhe të tjerët që u përmenden nga kryeministri. Është bindëse për të parë që përkundër koronës, punimet po përparojnë këtu dhe gjëja e bukur për këtë energji ripërtrishme është se sa më shpejt që do të ndërtohet, nuk do të zgjasë aq shumë për ndërtimin, ata do të ofrojnë 105 megavatë që afërsisht i bjen në 10% e prodhimi të energjisë të përgjithshme në Kosovë, kështu që është një kontribut për energjinë e pastër, një kontribut në autonominë energjetike të këtij vendi dhe thjesht një shenjë e mirë që një investim i tillë është i mundur në këtë vend falë mbështetjes së Qeverisë suaj, Kryeministrit dhe tri qeverive të mëparshme, sepse kjo filloi nën kryeministrin Mustafa, ajo mori një hap të madh përpara nën kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e fundit dhe tani ne jemi këtu dhe në të vërtetë shohim gjëra që po bëhen”, tha ai.

Kurse, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa tha se

“Si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, po ashtu kam pas fatin që me reformat e nevojshme legjislative për t’i dhënë në shfrytëzim pronat pyjore të ministrisë një kompanie kaq të fuqishme të huaj dhe kaq të rëndësishme për sektorin e energjisë”, tha ai.

Mos i humb