20:40 / E Hënë, 08 Gusht 2022 / AR

Hoti: Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” ka thënë se ekziston rreziku për një konflikt të ri mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti thotë se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje.

“Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje. Nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve.

Ne duhet që të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar, sepse opcion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, ka shkruar Hoti./Indeksonline/