21:52 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti: Krenar me vajzat e Kombëtares së Kosovës në futboll

Kombëtarja e Kosovës sot vendosi një rezultat fantastik, vajzat tona mposhtën Estonin në “Fadil Vokrri” me rezultatin final në 2:0, takim ky që zhvillua në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.

Me dy golat e shënuar nga Kaltrina Biqkaj në minutën e 7’të dhe 27’të të takimit, vajzat tona fituan takimin ndaj Estonisë, shkruan IndkeSOnline

E për këtë fitore të çikave tona, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti, ku tha se krehohet me vajzat e vendit.

“Krenar me vajzat e kombëtares së Kosovës në futboll. Me një lojë të shkëlqyeshme, ato sonte e mposhtën Estoninë me rezultat 2:0.

Vajzat tona po i thyejnë stereotipet gjinore me talent dhe punë ekipore. Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini.

Urime dhe shumë suksese në kualifikimet për Euro Women 2021″.