75 Mall Live Search
20:46 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hoti kritikon për shtyrjen e seancës: Kosova është në rrezik nga bandat kriminale

Deputetët e LDK-së kanë dal nga salla e Kuvendit të Kosovës, pasi kanë qëndruar për dhjetëra minuta brenda.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ata ishin duke pritur fillimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

Ai ka kritikuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli duke thqnë se ai ka bërë që të mos mbahet kjo seanca  gjatë ditës së sotme.

Sipas tij, Kosova është në rrezik nga  bandat kriminale, siç janë Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi.

“Tani është vonë dhe kjo seancë ende nuk është hapur nga kryetari i Kuvendit dhe sipas rregullores kjo sjellje e tij është shkelje e Kushtetutës për të kryer një obligim që ka para deputetëve. Gjatë tërë ditës kemi qenë  në pritej të fillimit të saj. Ai është marrë gjithë ditën me një seance tjetër që e kishin thirrur një orë para se të mbahej seanca e paraparë e opozitë. Kosova është në rrezik nga bandat kriminale, nga njerëz si Veseli, Haradinaj dhe Thaçi. Ne së bashku me kolegët tjerë opozitar, qytetarët dhe shoqërinë civile duhet të organizohemi që ta mbrojmë Kosovën nga bandat kriminale me politikat që po udhëheqin. Nuk do t’i lejojmë të vazhdojnë kështu. Këta njerëz do të ndalen nga LDK, nga njerëz që mendojnë si LDK dhe nga qytetarët”, ka thënë  Hoti.

Ndryshye, LDK kishte shkuar në sallë pasi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e shpalli të mbyllur seancën e thirrur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj./Indeksonline/

Temat: