Hoti kritikon Qeverinë për targat: Ose e zbaton ligjin, ose e dëgjon kërkesën e ShBA-së

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar rreth dërgimit të modaliteteve në Bruksel për targat.
Ai ka thënë se nuk mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit.
Dhe se zgjidhja për targat nuk ka rrugë të mesme, duke u thënë se ose e zbaton ligjin ose e dëgjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve.
Postimi i plotë:
TARGAT: Tani deklarojnë nga qeveria se kanë dërguar në Bruksel 20 modalitete se si mund te veprohet.
Po si mund të ketë 20 modalitete për zbatimin e ligjit?!
Ose e zbaton ligjin, ose e ndëgjon kërkesën e ShBA-së dhe e shtynë zbatimin e punon për marrëveshjen finale sipas këshillave të miqve. Rrugë të mesme nuk ka. Përrallat me qortime nuk janë zbatim i ligjit.