Hoti kujton Bajram Rexhepin: Ishte njeri me vlera të dëshmuara intelektuale e patriotike

Në 3 vjetorin e shkuarjes në amshim të kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi, atë e ka kujtuar kryeministri i vendit Avdullah Hoti.
Hoti me fjalë të mëdha ka folur për Rexhepin.
“Sot u bënë tre vjet nga shkuarja në amshim e kryeministrit të parë të Kosovës së pasluftës, Bajram Rexhepi. Atë do ta kujtojmë përherë si një njeri me vlera të dëshmuara intelektuale, patriotike dhe humane në rrugëtimin për liri, pavarësi dhe demokraci.
I përjetshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Hoti në Facebook.