75 Mall Live Search
11:41 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / LB

Hoti kundër arritjes së marrëveshjes së përkohshme me Serbinë: Duhet marrëveshje përfundimtare e jo e ndërmjetme

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pasi kreu aktual i qeverisë, Albin Kurti i ka thënë PO propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Hoti në Facebook ka shkruar se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë, përfundimtar e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen, dhe kjo sipas tij, e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin.

Postimi i plotë

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:

1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;

2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;

3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;

4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe

5. PËR NJOHJE RECIPROKE.