75 Mall Live Search
17:38 / E Premte, 29 Janar 2021 / A. M.

Hoti: Kurti s’ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që ia pamundëson Albin Kurtit kandidimin në zgjedhje.

Në një konferencë për media, Hoti tha se personat që kanë probleme me ligjin nuk është dashur të mbajnë poste publike as më herët, duke aluduar në kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

“Unë dëshiroj të jem në garë me njerëz që nuk kanë probleme me ligjin, kushdo që I plotëson këto kushte elementare të garës unë pres që të ballafaqohem me ta për politikat tona në të gjitha fushat. Për ata që kanë probleme me ligjin nuk është dashur që të mbajnë poste publike. Kryeministri përpara meje nuk ka pasur të drejtë të jetë as deputet e as kryeministër”, tha Hoti.