75 Mall Live Search
15:20 / E Enjte, 17 Prill 2025 / mp

Hoti: Kuvendi s’u konstituua pasi LVV s’e ka shumicën, kjo është arsyeja e vetme

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha se “Kuvendi as sot nuk u konstituua, pasi partia që ka dalë e para nuk e ka shumicën”.

“Kjo është arsyeja e vetme. Asnjë arsye tjetër nuk ka”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Hoti tha se “çdo interpretim tjetër është deklarim për qëllime politike, që vetëm shtetit dhe institucioneve nuk i kontribuon”.