Hoti: Lajçaku vjen nesër, do të kem takim me të

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është deklaruar para mediave pas takimit që zhvilloi me presidentin Hashim Thaçi.
Hoti ndër të tjera bëri të ditur se nesër në Kosovë do të arrijë Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.
“Lajçak nesër vjen në Prishtinë, do të kem takim me të që të prezantojmë platformë të dialogut. Kam qenë në kontakt gjatë gjithë kohës me të dhe ambasadorët e tjerë të BE-së. Çdo punë që do e bëjmë vetëm në përputhje me Kushtetutën, me presidentin rolet i kemi të qarta nga Kushtetuta. Jemi të gatshëm, kemi artikuluar qartë qëndrimin tonë si qeveri, kam komunikuar edhe me presidentin do të kem edhe takim me Shoqërinë Civile dhe shpejtë do të kemi komunikim edhe me Kuvendin e Kosovës sa i përket kësaj ne jemi të gatshëm”, tha Hoti. /Indeksonline/