15:08 / E Premte, 03 Prill 2020 / indeksADMonline

Hoti: LDK po punon në një plan për rimëkëmbjen ekonomike

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se partia e tij është duke punuar intensivisht në një plan për rimëkëmbje ekonomike për pesë vitet e ardhshme. Hoti ka thënë se ky plan duhet të identifikojë të gjitha burimet e financimit të rritjes ekonomike dhe të mobilizojë ato burime, sektoret prioritar që duhet mbështetur, pako për shfrytëzim të fondeve të mbetura të privatizimit dhe pako për tërheqje të investimeve të jashtme.

Statusi i Hotit:

Pas vleresimeve te Bankes Qendrore te Kosoves per renje ekonomike gjate ketij viti, eshte teper e nevojshme nje plan per rimekembje ekonomike per pese vitet e ardhshme. Ky plan duhet te identifikoje te gjitha burimet e financimit te rrijes ekonomike dhe te mobilizoje ato burime, sektoret prioritar qe duhet mbeshtetur, pako per shfrytezim te fondeve te mbetura te privatizimit dhe pako per terheqje te investimeve te jashte.
Mbi te gjitha, na duhet te thellojme partneritetin politik dhe ekonomik me SHBA, Gjermanine dhe vendet kryesore te BE-se, per te terhequr investitore te medhenj institucional nga keto vende.
Na duhet te fuqizojme mbrojtjen e investitoreve dhe te sigurojme marredhenie ekonomike te hapura e konkurrente me vendet ne rajon, ne menyre qe investitoret qe vijne ne Kosove te shohin perspektiven per qasje ne tregun rajonal dhe me gjere.
Ne po punojme ne kete plan.