13:48 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Hoti: Librezat partiake janë bërë “diplomë” për punësim në institucione

Punësimet mbi baza politike e familjare në PTK nuk janë rast i izoluar. Kështu është shprehur Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti. Sipas tij, sapo u publikua punësimi i rreth 60 personave në kompaninë “Pastrimi” të lidhur me AAK-në.

Ai ka thënë se librezat partiake janë bërë “diplomë” për punësim në institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike.

Kjo qasje e koalicionit PAN, sipas Hotit, i shkel të drejtat e 154 mijë personave të papunë, të ri e të reja, burra e gra, të diplomuar në fakultete e zanatlinj.

“Përgjigja e Kryeministrit Haradinaj, se mund të ketë pasur ndikim indirekt në këto punësime, është skandaloze. Ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë reaguar ashpër javën që shkoi”, ka deklaruar Hoti.

Ai mendon se ka ardhur koha për reagim qytetar demokratik për të ndaluar këta plaçkitës të shtetit. Çdo i papunë që vendos të reagojë në mënyrë demokratike ndaj këtyre plaçkitësve do të ketë mbështetjen time./Indeksonline/