Hoti: Lufta për çlirimin e Kosovës i ka rrënjët e thella në histori
Çdo trevë ku kanë jetuar shqiptarët ka varre të dëshmorëve që luftuan për bashkimin dhe çlirimin tokave shqiptare.
Kështu ka deklaruar Andin Hoti nga Zhegra e Gjilanit. Sipas Hotit, populli shqiptar edhe në periudhat më të vështira e të errëta ka nxjerrë patriotë që e kanë mposhtur frikën dhe armikun.
Postimi i plotë:
Lufta për çlirimin e Kosovës i ka rrënjët e thella në histori.
Çdo trevë ku kanë jetuar shqiptarët ka varre të dëshmorëve që luftuan për bashkimin dhe çlirimin tokave shqiptare.
Populli shqiptar edhe në periudhat më të vështira e të errëta ka nxjerrë patriotë që e kanë mposhtur frikën dhe armikun.
Vdekjen me armë në dorë e kanë zgjedhur para robërisë dhe pushtimit.
Dy histori me gati një shekull diferencë, i ndanë vetëm një rrugë në fshatin Zhegër në Gjilan.
Lapidarin e varrit të atdhetarit, anëtarit të Lidhjes së Prizrenit, patriotit Idriz Seferi, dhe Sami e Ukshin Shabanit, të dy dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Lavdi!/Indeksonline/

