75 Mall Live Search
10:21 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / b l

Hoti: Marrëveshja e Washingtonit, mundësi e humbur

Ish-kryeministri Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka vlerësuar se po të zbatoheshin projektet e mëdha infrastrukturore të përfshira në Marrëveshjen e Washingtonit të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020, Kosova sot do të merrte rolin e saj si nyje rrugore, hekurudhore dhe energjetike (përmes gazit) në rajon dhe përtej.

Me rastin e pesëvjetorit të nënshkrimit të saj, deputeti Hoti ka shkruar në Facebook, duke e cilësuar marrëveshjen si arritje historike për Kosovën, e cila sipas tij, “krijonte mundësi unike për: (1) fuqizimin e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së, si dhe (2) vendosjen e Kosovës në qendër të zhvillimeve ekonomike në rajon përmes projekteve madhore infrastrukturore”.