08:48 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Hoti mban një konferencë shtypi

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti do të mbajë sot një konferencë shtypi.

Konferenca është paraparë të fillojë në orën 11:00, te ndërtesa e Qeverisë, raporton Indeksonline.

Në njoftimin për shtypin s’ është bërë e ditur arsyeja e thirrjes së kësaj konference.

Duhet përkujtuar se mbrëmë Hoti njoftoi se është anuluar mbledhja e dy qeverive e paraparë për këtë të premte, duke e shtyrë kështu për 2 tetor.

Sipas Hotit, arsyeja e shtyrjes së kësaj mbledhjeje është seanca plenare në Kuvendin e Kosovës gjatë kësaj të premteje.

E pas kësaj, reagime të shumta pati në drejtim të Hotit dhe arsyes së tij./Indeksonline/