75 Mall Live Search
14:22 / E Premte, 23 Tetor 2020 / k.v

Hoti mbërrin në Shkup, nis takimin me homologun e tij, Zoran Zaev

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar,  sapo kanë arritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Hoti është pritur nga homologu i tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Autoritetet maqedonase kanë bërë të gjitha përgatitjet për këtë vizitë zyrtare, duke e vendosur edhe gardën.

Nga kufiri, në Han të Elezit e deri në Shkup, rruga ka qenë e siguruar nga policia për eskortën e kryeministrit Hoti, raporton IndeksOnline.

Hoti e Zaevi pas takimit do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët shtypi./IndeksOnline/