13:45 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti me kabinetin qeveritar në Prekaz, deklarohet edhe për propozimin që Murat Jashari të jetë kryeministër

Kryeministri i sapozgjedhor i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar sot Prekazin, ku edhe ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari.

Hoti falënderoi Bekim Jasharin për pritjen që i bëri atij dhe kabinetit qeveritar, si kryetar i Skenderajt, por edhe si familjar i Jasharëve.

“Ne sot bashkë me kabinetin qeveritar erdhëm për të filluar edhe ditën e parë të punës me nderimet që bëjmë në këtë vend të shenjtë. Falënderoj kryetarin dhe anëtarin e familjes për pritjen që na e bëri. I premtoj se do të ketë gjithë kujdesin e nevojshëm, sepse ky vend do të jetë i shenjtë përgjithmonë, ku kryhen nderimet e nevojshme dhe ku do të jenë pjesë e memories shqiptare gjithmonë”, tha Hoti, shkruan Indeksonline.

Hoti gjithashtu u pyet për idenë e formimit të një qeverie me karakter të unitetit kombëtar, ku do të drejtohej nga kryeministri, Murat Jashari.

 “Unë iu kisha lut për mirëkuptim, emri i tij është simbol i kësaj familjeje dhe s’ka njeri në Kosovë që nuk e respekton, por kanë ndodhur disa procese të jera kushtetuese kemi marrë detyrën dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë për të krijuar stabilitetin në Kosovë, pa marrë parasysh dallimet politike që kemi”, tha ai./Indeksonline/