75 Mall Live Search
20:11 / E Mërkurë, 24 Korrik 2024 / G T

Hoti me kritika për Bislimin e Gërvallën: Këta qeveritarë vërtet janë përçudnuar

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka hedhur kritika në drejtim të zv/kryeministrit Besnik Bislimi dhe kryediplomates Donika Gërvalla.

Hoti përmendi rastin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili sipas tij, ka deklaruar se është ulur papunësia.

‘’Zv.kryeministri Bislimi deklaron se është ulu papunësia kur 200 mijë qytetarë, kryesisht të moshës së punës, janë larguar nga vendi’’, ka shkruar Hoti.

Më tutje ai ka hedhur kritika edhe ndaj Gërvallës.

‘‘Zv.kryeministrja Gërvalla, në vitin e katërt në pushtet, çuditet për tarifat e larta për pajisje me dokumente që lëshohen në konsullata dhe vendos t’i ulë ato.Norma e rritjes ekonomike në Kosovë për 2025 pritet të jetë 3.9%, që është me ndikim minimal në rritjen e standardit të jetës, por zyrtarë të partisë në pushtet krekosen se është më e larta në rajon kur vendi fqinj në veri e ka 3.8%, pra Kosova e ka vetëm 0.1% më të lartë”, shkroi Hoti.

Më tej, Hoti tha se lista nuk mbaron me kaq, por tha se “kaq për momentin”./Indeksonline/