75 Mall Live Search
14:29 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Hoti me njoftim për kredi marrësit që s’mund ta paguajnë këstin deri më 30 prill

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, përmes një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare Facebook ka thënë se Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, kanë vendosur që kredi marrësit që nuk mund të paguajnë këstin e kredisë nga 16.03.2020 deri më 30.04.2020 duhet VETËM ta njoftojë bankën ose institucionin financiar me email ose telefon.

“Njoftimet e tilla do të aprovohen AUTOMATIKISHT nga banka.

Këstet e papaguara mund të paguhen pa asnjë ndëshkim pas periudhës kalimtare.

Është mirë që këtë mundësi ta shfrytëzojnë vetëm kredi marrësit që kanë nevojë të shtyjnë pagesën e këstit të kredisë për të mbuluar nevojat elementare të familjes, meqë funksionimi efikas i sistemit financiar është jetik në rrethanat nëpër të cilat po kalojmë”,ka shkruar Hoti, përcjellë Indeksonline.

(Më poshtë është komunikata zyrtare e BQK-së për këtë çështje).

https://www.bqk-kos.org/?id=104&l=1729&fbclid=IwAR1w7eYRp9TPYGKmewNfq2uF6Ml_wO81KoIdC1FwYAspxyLtuX-O4hGn-qE