19:36 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Hoti me postim të çuditshëm, a po paralajmëron që Kujtim Shala do të jetë kryetari i ri i LDK-së?

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë një postim të çuditshëm në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Ai ka postuar një fotografi me Kujtim Shalën dhe ka shkruar: “Mirëmbrëma të gjithë anëtarëve të LIDHJES”, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet arsyeja e këtij postimi, por mund të jetë e lidhur me zgjedhjet në LDK, ku po flitet që Kujtim Shala mund të kandidoj për të parin e partisë. /Indeksonline/