Hoti: Me vendimin e Qeverisë për koronavirus, evituam rrezikun për 500 mijë persona

Zëvendëskryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se masat e ndërmarra sot nga Qeveria e Kosovës ndikojnë në evidentimin e rrezikut për 500 mijë persona.
Sipas Hotit nuk ka nevojë për panik pasi nuk ka asnjë rast të identifikuar në Kosovë, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Sot
Qeveria i mori masat e nevojshme shtese parandaluese lidhur me COVID-19,
perfshire mbylljen e shkollave. Me kete vendim evitojme rrezikun per 500 mije
persona (femije, nxenes e studente) qe te ekspozohen ndaj rrezikut te marrjes
dhe shperndarjes se virusit.
Nuk ka nevoje per panik pasi nuk ka asnje rast te
identidikuar, por masat e kujdesit duhet zbatuar strikt.