Hoti me videomesazh qytetarëve: Mos lejoni t’ua shuajnë ëndërrat me premtime boshe

Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, përmes një videomesazhi drejtuar qytetarëve të Kosovës u ka thënë që të most lejojnë që t’ua shujnë ëndërrat me premtime boshe, shkruan IndeksOnline.
Ai bëri thirrje që më 14 shkurt të votojnë për ata të cilët janë zëri i tyre i vërtetë.
Hoti ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit është arritja më e madhe për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
Kandidati për kryeministër tha se “Shteti pa miq nuk mbahet”.
“Më 14 shkurt, ju shpreheni vullnetin tuaj të lirë, vendosni se kush e qeverisë Kosovën për katër vjetët e ardhshëm.
Vota juaj është zgjedhja e juaja!
Ne, LDK-ja kemi dëshmuar ndër dekada që çdo herë kemi qenë në shërbim t’shtetit, kemi sakrifikuar për shtetin dhe e kemi mbrojtur atë.
Ne gjithmonë kemi marrë vendime për të ardhmen evroatlandike të shtetit. Marrëveshja e Uashingtonit është arritja më e madhe për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.
Të gjithë sot janë bindur se kanë gabuar. Sepse nga Uashintoni për Kosovën vijnë vetëm lajme të mira. Miqësia me SHBA-në duhet dhe do të jetë e përjetshme”, tha ai./IndeksOnline/