15:56 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hoti: Me zgjedhje të reja, Kosovës i japim një qeveri stabile

Deputeti i LDK-së,  Avdullah Hoti, ka kërkuar zgjedhje të reja të mirëorganizuara për të dalë nga kriza institucionale që ka përfshirë shtetin.

Në një postim në Fb, ai ka këkruar edhe që tema e korrigjimit të kufijve të hiqet nga tryeza e bisedimeve me Serbinë.

“Si perfaqesues te qytetareve, duhet te gjejme rrugen qe, permes zgjedhjeve te lira dhe te organizuara si duhet t’i japim Kosoves nje qeveri stabile, me shumice te nevojshme e qe nuk mund te lekundet nga perfaqesuesit politik te serbeve per aq sa ata jane te ndikuar nga Beogradi”, ka shkruar Hoti, në një postim në FB.

Ai ka fajësuar Hashim Thaçin se ka futur dialogun me Serbinë në krizë duke folur për temën e korrigjimit të kufijve.

“Duhet sa me pare te nxjerrim dialogun nga qorrsokaku ku e ka futur Presidenti Thaci dhe mungesa e ushtrimit te pergjegjesise kushtetuese nga Kryeministri.Tema e korrigjimit te kufijve duhet urgjentisht te hiqet nga tavolina e dialogut dhe t’i pamundesohet cdo zyrtari te flase per kufijte. Ne kete drejtim, ne presim qe rezoluta te miratohet ne Kuvend dhe te gjitha partite shqiptare te tregojne kundershtimin e tyre per kete teme me veprime konkrete e jo vetem me fjale”, ka shtuar ai.