20:50 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

Hoti: Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pa ndihmën e qytetarëve nuk mund të arrijnë të mposhtin kosovavirusin, shkruan IndeksOnline.

Ai bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes dhe të mos u vështirësojnë punën mjekëve e policisë.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia.