75 Mall Live Search
17:07 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Hoti: Mos fillimi i seancës së jashtëzakonshme, shkelje e Kushtetutës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se është shkelje e Kushtetutës që nuk po fillon ende seanca e jashtëzakonshme e nënshkruar nga 51 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë për media nga holli i Kuvendit, ai tha se opozita pret që seanca të filloi ashtu sic është thirrur dhe të votohet edhe rezoluta e paralajmëruar nga ta, raporton Indeksonline.

Sipas tij, qëllimi i pozitës është që të copëtohet Kosova, por, ai ka shtuar se një gjë të tillë do e parandalojnë me çdo kusht.

“Seanca e jashtëzakonshme është dashur të filloi në orën 10:00 dhe kjo është shkelje  e kushtetutës sepse janë 51 deputetë të cilët e kanë nënshkruar për këtë seancë të jashtëzakonshme . Na vije keq dhe jemi në një situatë të keqe për vendin sepse kjo shumicë  fatkeqe parlamentare tash është duke bërë pazare se si të dakordohen për marrëveshjen përfundimtare për shkëmbim të territorit dhe copëtim të Kosovës por këtë nuk do e lejojmë. Po presim që të kthehemi të gjithë deputetë në sallë dhe të votojmë këtë rezolutë që e kemi paralajmëruar.  Unë kam përshtypjen se është situata sikur kur është formuar qeveria që është dashur të dakordohet atëherë formati i Qeverisë tonë me Beogradin. Dmth tash po ndodh e njëjta gjë, po dakordohet rezoluta e tyre me Listën Serbe që është fatkeqe për Kosovën. Qëllimi i tyre përfundimtar është coptimi i Kosovës ne nuk do e lejojmë dhe veprimet tona do t’i merrni vesh në ditët në vijim”, ka deklaruar Hoti.

Ndërsa, ai ka komentuar edhe veprimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Sipas tij, ai nuk është fare bindës dhe se po i ndërron qëndrimet çdo herë.

Qëllimi i tyre përfundimtar është coptimi i Kosovës ne nuk do e lejojmë dhe veprimet tona do t’i merrni vesh në ditët në vijim.

“Gjatë gjithë këtyre viteve në veprimtarin e tij politike asnjëherë nuk ka qenë bindës. Ai ka ndërruar qëndrimet gjithmonë si në rastin e Demarkacionit. Të njëjtën gjë e ka thënë para dy ditëve e tjetër gjë ka bërë sot. Pra nuk është aspak i besueshëm dhe nuk ka tjetër përveçse t’i largojmë këta njerëz”, ka shtuar ai./Indeksonline/