75 Mall Live Search
14:22 / E Enjte, 16 Korrik 2020 / indeksADMonline

Hoti: Mungesa e Thaçit, Haradinajt e Kurtit, si edhe gjendja shëndetësore e Mustafës, dobësojnë pozicionin kosovar, në Bruksel

Profesori universitar, Afrim Hoti, ka kritikuar shkuarjen e delegacionit të Kosovës në krye me kryeministrin Avdullah Hoti në Bruksel, në kohën në të cilën ndodhet vendi, transmeton IndeksOnline.

Hoti ka shkruar në Facebook “Mungesa e presidentit Thaçi dhe intervistimi i tij nga Dhomat e Specializuara, mospërfshirja e Haradinajt e Kurtit sikundër që edhe gjendja shëndetësore e Mustafës janë argumente të fuqishme që dobësojnë pozicionin kosovar”.

Sipas tij kjo e bënë Kosovën të shkojë e hedikepuar andaj e ka quajtuar edhe se vendi po përfaqësohet me ekip të dytë në këtë proces dialogu.