75 Mall Live Search
22:06 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Hoti: Në 7 muaj qeverisje është hequr nga diskursi fjala korrupsion, ne jemi favoritet kryesor për të fituar zgjedhjet

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se gjatë fushatës do të thuhen shumë gjëra që nuk janë thënë.

Ai në RTV 21 u shpreh se në 7 muaj qeverisje e ka hequr nga diskursi fjalën korrupsion.

“Vetëm tashti janë të dytë bashkë, e ballafaqohemi me të dytë bashkë. Nuk është garë për president”

Ai u shpreh se largimi i Vjosa Osmanit dhe koalicioni i saj me LVV-në nuk do ta dëmtojë LDK-në.

“Absolutisht jo. Secili në fund e merr atë që e meriton. Ajo ka deklaruar që të ardhmen e vetme politike e sheh në LDK. Ajo me lëvizjen që e ka bërë dje, e ka mbyllur të ardhmen e vet politike, pasi nuk është në LDK.”

“Unë e kam marrë mesazhin e qartë. Ne nuk mund të dorëzohemi dhe kjo shoqëri nuk dorëzohet para militantëve të egër të Facebookit. Njerëzit nuk votojnë në Facebook, por në kuti të votimit. Gjendja në terren është tjetër. Mezi presin të lirohen nga ky presion medial dhe në Facebook. Elektorati i LDK-së është mobilizuar cep më cep. Ka plot gjëra, plot të vërteta që nuk janë thënë ende. Do të thuhen gjatë fushatës”.

“Si mundesh të kërkosh votën e rugovianëve, duke kandiduar në Listën e Vetëvendosjes. Ata nuk janë kundërshtarë të LDK-së, ata janë kundërshtarë të shtetit”.

“Në 7 muaj qeverisje është hequr diskursi fjala korrupsion. Sepse nuk ka asnjë veprim që ndonjë zyrtar i kësaj qeverie e ka keqpërdorur ndonjë cent”.

“Ne jemi favorit për të fituar zgjedhjet”, u shpreh Hoti ndër të tjera./Indeksonline/