Hoti: Ne e kemi themeluar këtë shtet, me Kurtin shkojmë drejt diktaturës
Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti beson se me Albin Kurtin në krye të vendit do të shkojmë drejt diktaturës.
“Ne e kemi themeluar këtë shtet. Kur është themeluar LDK është themeluar për shtetin e Kosovës. Nuk do të lejojmë që këtë vend të rrëshqas drejt diktaturës. Kosova do të shkoj drejt diktaturës me atë person”, u shprehë ai në Kanal 10, transmeton Indeksonline.
Ai po ashtu kometoi sloganin “Krejt dhe drejt” të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Është sikur në sistemet totalitare”, u shprehë ai.
“Rezultati do të shihet me 14 shkurt. Në të kaluarën kemi përmbysur shumë sondazhe”, tha Hoti./Indeksonline/