75 Mall Live Search
23:25 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Hoti në fushatë: Vetëm puna e shpie Kosovën përpara

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti sonte ka qenë në Rahovec.

Atje kandidati i LDK-së tha se vetëm puna e shpie Kosovën përpara, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Faleminderit Rahovec, që Kosovën tonë e bën krenare!

Vetëm puna e shpie Kosovën përpara, ndërsa ne jemi me punën dhe për punë, rrjedhimisht me Rahovecin dhe për të.Rahovec, ti ke vlerë të punës, traditës dhe mikpritjes, ndaj dhe produktet tuaja sot janë pjesë e sofrave vendore, rajonale dhe botërore.

Shkuam të bashkuar dhe të bashkuar u mirëpritëm nga dega jonë, ku frymëzimi dhe gatishmëria për fitoren e LDK-së ishin emëruesi i përbashkët, sepse kjo është për të mirën e Rahovecit dhe Kosovës.Dyfishimi i subvencioneve në bujqësi, konsideroj se ishte vendimi më meritor për Rahovecin, Kosovën dhe tokën e saj të bekuar.

Zoti e bekoftë Rahovecin!Zoti e bekoftë LDK-në!