Hoti në interpelancë për shfuqizimin e Task-Forcës kundër korrupsionit

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë. Në rend dite është interpelanca ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.
Thirrja për interpelancën e Hotit është bërë me kërkesë të tetë deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me shfuqizimin e Task-Forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.
Interpelanca do të mbahet sot në orën 15:00.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka shuar Departamentin Special Anti-Korrupsion brenda Policisë së Kosovës në tetor.