Hoti në konferencë për media: Flet për punën e tij si kryeministër i vendit, thotë se nesër ia dorëzon detyrën Kurtit

Kryeministri në largim Avdullah Hoti, pak minuta pasi Albin Kurti ka marrë pozitën e kryeministrit të vendit ka dalë në një konferencë për media, raporton IndeksOnline.
Hoti ka zgjedhur që të flas për pandeminë dhe luftën ndaj Covid-19 përgjatë kohës sa ka qeverisur vendin.
“Kemi punu shumë në sigurimin e vaksinave që besoj se do të finalizohen së shpejti”, ka thënë Hoti.
Tutje ai ka folur për rimëkëmbje4n ekonomike si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga Covid-19 duke thënë se kanë mbështetur me të madhe bizneset vendore.
Hoti në fjalën e tij ka përmendur edhe pjesëmarrjen e FSK-së në misionet paqeruajtëse.
Hoti thotë ase sot Kosova është në gjendje shumë më të mirë se sa në kohën kur e ka marrë drejtimin e qeverisë në qershor të vitit 2020.
“Ne e kemi kthy normalitetin në vend përmes një qeverie jo popullsitë e një programit të qartë. Jam krenarë që kemi vendosur standard në funksionim normal të Qeverisë.”.
Hoti ka falënderuar kabinetin e tij qeveritar që e shoqëruan atë përgjatë këtyre muajve të qeverisjes së tij.
Tutje ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nesër do t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit Albin Kurti me të gjitha dosjet e tjera qeverisëse. Për dialogun e marrëveshjen e Uashingtonit./IndeksOnline/