Hoti në konferencë për media flet për vaksinat, jep një lajm të mirë për gastronominë

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Avdullah Hoti përmes një konference për media ka thënë se Kosova gradualisht po e kalon fazën kritike në ekonomi.
“Tash kemi filluar të ekzekutojmë Pakon e Rimëkëmbjes për vitin 2021. Kemi paguar asistencën sociale dyfishë. Për policët e shëndetësore vazhdojmë të paguajmë shtesat, edhe sot kemi paguar 6.5 milionë për të vetpunusarit. Fillojmë me subvencionet e bujqësisë prej javës tjetër. Tani presim që të përgatiten kriteret për të ndihmuar gastronominë, pasi masat e Qeverisë e kanë prekur direkt gastronominë. Krahas saj kemi rritur fondin për garanci kreditor, për të rritur mundësit e kreditimit nga bizneset private.”
“E them me shumë kënaqësi që trendi i të hyrave në janar të këtij viti, është njëlloj si janari i vitit 2020. “
“Kjo për neve nënkupton që masat për rimëkëmbje ekonomike, ne gradualisht po e kalojmë fazën kritike. Me vaksinat që fillojnë të vijnë në muajin shkurt, ne i kthehemi normalitetit”, u shprehë ai./Indeksonline/