Hoti në “Marshin për Drejtësi”: Jemi me çlirimtarët, në mbrojtje të historisë dhe së vërtetës

Fahrie Hoti e cila ishte pjesëmarrëse në “Marshin për Drejtësi”, ka thënë se po kërkojnë drejtësi për të kaluarën tonë të dhimbshme dhe për luftëtarët e lirisë. Ajo para mijëra protestuesve ka thënë se po marshojnë për të treguar se janë me çlirimtarët, në mbrojtje të historisë dhe të vërtetës.
“Bashkë me ju për të kërkuar drejtësi, për të kërkuar drejtësi për të kaluarën tonë të dhimbshme. Për drejtësi për luftëtarët e lirisë. Drejtësi për të ardhmen. Familja ime dhe Krusha 24 vite pas luftës ende kërkojmë drejtësi. Bashkëshorti im ende është i pagjetur. Në vend të kërkim faljeve që shkatërruan dhe rrënuan këtë vend, nesër dalin para gjykatës çlirimtarët e Kosovës. Ne jemi këtu për tu thënë që jemi me ta. Ne jemi një popull që luftoj për lirinë nuk duhet të ndahet. Të jemi të bashkuar në mbrojtje të historisë sonë dhe të vërtetës”, tha ajo../Indeksonline./