13:32 / E Enjte, 18 Mars 2021 / AR

Hoti: Ne nuk votojmë asnjë president, ne jemi parti opozitare

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot është deklaruar për media lidhur me çështjen e presidentit, shkruan Indeksonline.

Ai u shpreh se LDK-ja nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente dhe se u takon shumicës të bëjë konsultime për zgjedhjen e presidentit.

Ne nuk votojmë asnjë president ne jemi parti opozitare. I takon shumicës të bëjë konsultime për ta zgjedhur presidentin. Presidenti i vendit duhet të jetë jo politik”, tha Hoti.

Ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se vendimi nëse do qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, do të merret gjatë vikendit, ku do të mblidhet kryesia e partisë.

“Këtë çështje duhet trajtuar me kohë, nesër kemi takimin bilateral me palën tjetër, besoj që gjatë vikendit do t’i informojmë organet e partisë, siç është kryesia e LDK-së dhe aty e marrim vendimin në koordinim të plotë më Grupin parlamentar të LDK-së”, tha Abdixhiku./Indeksonline/