75 Mall Live Search
19:12 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

Hoti: Në Rambuje u dialogua pa frikë, sot qytetarët po kanë frikë nga dialogu me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë disa fjalë për dialogun me Serbinë.

Në një postim në Facebook, Hoti ka shkruae se derisa në Rambuje dailogohej pa frikë, tani qytetarët po kanë frikë nga dialogu, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, friksa e qytetarëve vije nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës.

Më poshtë postimi i Hotit:

Kosova ka dialoguar në Rambuje dhe Vjenë pa frikë, sepse i ka besuar lidershipit të vetë dhe partnerëve ndërkombëtarë. 

Por, sot ekziston frika tek qytetarët nga dialogu. Jo frikë nga partnerët tanë, sepse ata e kanë bërë të qartë se Kosova vendos vetë se çfarë marrëveshje do të nënshkruajë.

Por, frika e qytetarëve vjen nga mungesa e besimit në lidershipin institucional të Kosovës, në veçanti në Presidentin dhe ekipin dialogues. /Indeksonline/