16:21 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Kryeministri në detyrë Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.