75 Mall Live Search
17:28 / E Martë, 30 Qershor 2020 / indeksADMonline

Hoti nesër mban mbledhjen e radhës së Qeverisë

Të mërkuren në ora 11:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë “Hoti”.

Në rend të ditës është paraparë të diskutohet për 7 pika, shkruan IndeksOnline.

Nesër pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt dhe shqyrtimi për themelimin e Komisionit Kombëtar për refugjatë.

Po ashtu, shqyrtimi i propozim-vendimit për të kërkuar nga presidenti i Repblikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Krdisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës botërore, e përfaqësuar nga Asocacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për financimin e “Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për Sigurinë e Ujit”./IndeksOnline/