Hoti: Nesër nisim komunikimin me qytetarët për qeverisjen që trasoi rrugën për në Shtëpinë e Bardhë

Nesër do të nis fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit teksa kryeministri në detyrë, njëherësh kandidati i LDK-së për këtë pozitë, Avdullah Hoti njoftoi se po nesër nis komunikimin 10 ditor me qytetarët e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Ai tha se me ta do të flet për të vërtetën dhe për angazhimet shtetërore në 8 muaj të qeverisjes së tyre që sipas tij trasuan rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, për Paris, Berlin, Bruksel, Vjenë, Romë, Vatikan.
Njoftimi i plotë:
Nga nesër nisim komunikimin 10 ditor me qytetarë anekënd Kosovës, komunikim me të vërteta e fakte për angazhimet shtetërore në 8 muaj të qeverisjes, që trasuan rrugën për në Shtëpinë e Bardhë, për Paris, Berlin, Bruksel, Vjenë, Romë, Vatikan, për veprimet tona që sollën njohjen e parë pas tri vitesh, për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza, për qeverisjen e fortë bazuar në ligj me vendime të guximshme dhe shtetërore.
Përtej kësaj, prezantojmë planet tona për shtetin e Kosovë të integruar në strukturat euro-arlantike, për shëndetësinë e arsimin, për digjitalizimin e ekonomisë dhe shërbimeve shtetërore, për forcimin e rendit dhe politikat e mbrojtjes, për mërgatën, për kujdesin, për Luginën e Preshevës e për integrimet mbarëshqiptare./Indeksonline/
