Hoti nesër pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit
 
				Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër do të zhvillojë një takim të rëndësishëm.
Ai do të pret në takim policët e plagosur në krye të detyrës, të kthyer nga trajtimi mjekësor jashtë vendit, shkruan Indeksonline.
Kështu bën me dije Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi.
Takimi do të fillojë nga ora 10:00.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                