75 Mall Live Search
18:18 / E Hënë, 07 Dhjetor 2020 / Blerim

Hoti nesër takon përfaqësuesit e BQK-së dhe Trustit, shpjegojnë detaje për Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti së  bashku me ministren e Financave Hykmete Bajrami, nesër do të takohet me përfaqësuesit e BQK-së dhe të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, thuhet në një njoftim të Zyrës për Komunikim të Kryeministrisë.

Pas takimit Kryeministri bashkë me ministren e Ekonomisë, Hykmete Bajrami dhe krerët e BQK-së dhe Trustit të Kursimeve Pensionale, do të japin detaje për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Të gjithë së bashku nesër në ora 11:30 do të dalin në konferencë për media, për të bërë të ditur detajet se si do të implementohet ky ligj.